spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
06:46
HomeSiguriaPoliciaEKSKLUZIVE: Denoncoi të ndjerën pak çaste para aktit – Dyshime për “shtytje...

EKSKLUZIVE: Denoncoi të ndjerën pak çaste para aktit – Dyshime për “shtytje në vetëvrasje” në Lakrishte, ndalohet një 30-vjeçar

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një zhvillim tronditës ka ardhur nga rasti i fundit tragjik në lagjen Lakrishte të Prishtinës, ku një vajzë humbi jetën pasi ra nga kati i shtatë i një ndërtese. Burime të sigurta nga brenda Policisë së Kosovës i kanë konfirmuar storm• se ngjarja po hetohet si vdekje e dyshimtë, dhe është kualifikuar zyrtarisht si “shtytje në vetëvrasje”.

Në lidhje me këtë ngjarje, është ndaluar për 48 orë një i dyshuar me inicialet V.SH., rreth 30 vjeç, i cili dyshohet të ketë pasur një lidhje jashtëmartesore me të ndjerën. Hetuesit po trajtojnë mundësinë se kjo marrëdhënie ishte burim presionesh, konflikteve dhe tensioneve të vazhdueshme, duke rënduar gjendjen emocionale të viktimës.

- Advertisement -

Ajo që e bën këtë rast edhe më dramatik është fakti se, sipas burimeve të besueshme, i dyshuari ka qenë në polici në momentet kritike kur e ndjera kreu aktin fatal, për të bërë një denoncim kundër saj. Ai kishte shkuar bashkë me bashkëshorten në stacionin policor për të raportuar për “presion dhe kërcënime me vetëvrasje” nga ana e të ndjerës – një veprim i realizuar vetëm pak çaste më pas.

I dyshuari, që punon si taksist në Prishtinë, sipas hetimeve të deritanishme, ndodhej nën një barrë të madhe psikologjike për shkak të marrëdhënies me të ndjerën, e cila, sipas komunikimeve të dokumentuara, e kishte kërcënuar vazhdimisht me vetëvrasje.

- Advertisement -

Aktualisht, autoritetet janë duke analizuar të gjitha provat, përfshirë mesazhet, thirrjet telefonike dhe kamerat e sigurisë në zonën përreth. Hetimet janë në një fazë të ndjeshme dhe pritet që në ditët në vijim të ketë zhvillime të reja.

storm• do të vijojë të mbulojë këtë rast në vazhdim me informacione të verifikuara dhe ekskluzive. Rrini me ne.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat