Nesër në ora 09:00 mbahet seanca dëgjimore për vazhdimin e masës ndaj Valmir Sheqirit – Gjykata vendos për paraburgimin ose mbrojtjen në liri
Burime të sigurta konfirmojnë për storm• se nesër në orën 09:00 është caktuar seanca dëgjimore për shqyrtimin e propozimit të Prokurorisë lidhur me vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Valmir Sheqirit, i arrestuar në lidhje me rastin që është kualifikuar si “shtytje në vetëvrasje.”
Valmir Sheqiri u ndalua fillimisht për 48 orë, si i dyshuar për përfshirje në rastin tragjik në Lakrishte, ku një vajzë humbi jetën pasi ra nga kati i shtatë i një ndërtese. Nesër, në këtë seancë do të vendoset nëse Gjyqtari i Krimeve të Rënda do të miratojë kërkesën e prokurorisë për vazhdimin e paraburgimit, apo nëse do të vendosë që i dyshuari të mbrohet në liri.
storm• do të përcjellë nga afër këtë proces dhe do të sjellë informacionet më të fundit direkt nga salla e gjyqit. Rrini me ne për zhvillimet e radhës.