Përdoruesit e modelit Samsung S24 pritën me muaj të tërë për të marrë përditësimin e fundit të One UI 7, por i njëjti nuk po shpërndahet në të gjitha pajisjet dhe regjionet.
Pavarësisht se Samsung kishte thënë se kjo do të ndodh në fillim të prillit, një gjë e tillë nuk po ndodh.
Për më tepër, në Kore dhe Evropë, janë raportuar raste të moslidhjes së modelit S24+ me serverët e Samsung.
Mediat e specializuara në teknologji kanë vënë dyshimet se kjo mund të ndodh për shkak të çipit Exynos 2400 që fuqizon Galaxy S24 dhe S24+ kudo, përveç SHBA, Kanadasë, Kinës dhe Japonisë.
Galaxy S24 Ultra përdor ekskluzivisht një çip Snapdragon në mbarë botën.
Deri më tani, Samsung nuk ka dalë me një sqarim se pse po ndodh kjo vonesë e serishme, e cila ka irrituar shumë përdorues të modelit S24.