spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
08:49
HomeBotaIzraeli nuk kursen pacientët, shkatërron një pjesë të spitalit të vetëm në...

Izraeli nuk kursen pacientët, shkatërron një pjesë të spitalit të vetëm në Gaza

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ushtria izraelite ka shkatërruar një pjesë të një spitali në qytetin e Gazës, ka thënë ministria e shëndetësisë e Hamasit.

Dëshmitarët thanë se sulmi shkatërroi departamentet e kujdesit intensiv dhe kirurgjisë të Spitalit Baptist Al-Ahli, objekti kryesor mjekësor në qytetin e Gazës.

- Advertisement -

Në një video të postuar në internet shfaqi flakë të mëdha dhe tym që dilte nga spitali pasi raketat goditën një ndërtesë dykatëshe. Njerëzit, përfshirë disa pacientë ende në shtretër spitali, u filmuan duke u larguar me shpejtësi nga vendi.

Ministria e shëndetësisë tha se ndërtesa ishte “shkatërruar plotësisht”, duke çuar në “zhvendosjen e detyruar të pacientëve dhe stafit të spitalit”.

- Advertisement -

Një gazetar lokal, i cili po punonte në spital, tha se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kishin telefonuar një mjek që po operonte në departamentin e urgjencës dhe u kërkoi atyre që të evakuonin menjëherë spitalin.

“Të gjithë pacientët dhe njerëzit e zhvendosur duhet të dalin në një distancë të sigurt. Ke vetëm 20 minuta për t’u larguar”, ishte paralajmërimi i forcave izraelite.

Al-Ahli – një strukturë e vogël mjekësore para luftës – është tani i vetmi spital që ende funksionon në qytetin e Gazës pas shkatërrimit të kompleksit mjekësor Al-Shifa dhe spitaleve në pjesën veriore të Rripit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat