spot_img
E martë, 30 Shtator, 2025
20:07
HomeKosovaDrejtësiavideo/EKSKLUZIVE: VAZHDOHET PARABURGIMI NDAJ VALMIR SHEQIRIT – AVOKATI BERISHA: RAST SHUMË SENSITIVE,...

video/EKSKLUZIVE: VAZHDOHET PARABURGIMI NDAJ VALMIR SHEQIRIT – AVOKATI BERISHA: RAST SHUMË SENSITIVE, MEDIAT DHE SHOQËRIA TË MOS NXITOJNË ME KONKLUZIONE

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

VAZHDOHET PARABURGIMI NDAJ VALMIR SHEQIRIT – SEANCË NË GJYKATËN E KRIMEVE TË RËNDA PËR RASTIN TRAGJIK NË LAKRISHTE

Prishtinë – Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, konkretisht në Departamentin për Krime të Rënda, sot është zhvilluar seanca vendimtare lidhur me masën e paraburgimit për të dyshuarin në rastin që ka tronditur opinionin publik – vdekjen tragjike të një vajze në lagjen Lakrishte.

Rasti, që është kualifikuar si “vdekje e dyshimtë” dhe ligjërisht po trajtohet si “shtytje në vetëvrasje”, ka çuar në arrestimin e Valmir Sheqirit, i cili fillimisht ishte ndaluar për 48 orë, por sot gjykata ka vendosur që ndaj tij të vazhdohet masa e paraburgimit për edhe 30 ditë të tjera.

- Advertisement -

Në këtë seancë, Avokati i të pandehurit, z. Eset Berisha, ka folur ekskluzivisht për storm•, duke theksuar ndjeshmërinë e thellë të rastit dhe duke kërkuar që publiku dhe media të tregojnë kujdes e durim deri në zbardhjen e plotë të të gjitha provave.

🗣️ “Ky është një rast shumë i ndjeshëm, që prek rëndë të dyja familjet – atë të të ndjerës dhe të të pandehurit. Askush nuk duhet të nxiton me konkluzione. Le të presim procesin ligjor, faktet, provat dhe përballjen e argumenteve në mënyrë të drejtë dhe ligjore,” – u shpreh avokati Berisha për storm•.

- Advertisement -

📹 Ndiqeni videon më poshtë për të dëgjuar deklaratën e plotë të avokatit Berisha lidhur me zhvillimet në këtë seancë gjyqësore.


Rrini me storm• për më shumë lajme ekskluzive dhe të verifikuara nga ky rast që vijon të zhvillohet.
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat