spot_img
E martë, 30 Shtator, 2025
19:19
HomeShëndetiVdiq në QKUK 22-vjeçari që ditë më parë u lëndua në vendin...

Vdiq në QKUK 22-vjeçari që ditë më parë u lëndua në vendin e punës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një 22-vjeçar nga Malisheva ka vdekur të dielën (13 prill) pasi ishte lënduar ditë më parë në vendin e punës në fshatin Dragobil.

Policia e Kosovës njoftoi për KOHËN se viktima ishte lënduar më 7 prill, derisa rasti ishte iniciuar si “asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

- Advertisement -

Ai ishte dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë për trajtim, e më pas është dërguar në QKUK në Prishtinë.

“I njëjti më pas ishte dërguar në QKUK në Prishtinë, ku sot jemi njoftuar nga stafi mjekësor se ai ka ndërruar jetë”, ka njoftuar zëdhënësi policor për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

- Advertisement -

Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për ekzaminim mjekoligjor.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat