spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
12:02
HomeEkonomiHekurudha Durrës–Prishtinë, prezantohet studimi i fizibilitetit

Hekurudha Durrës–Prishtinë, prezantohet studimi i fizibilitetit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në Shkodër u prezantua sot studimi i fizibilitetit për hekurudhën Durrës-Prishtinë, e njohur si “Hekurudha Kuqezi”, e cila do të kalojë nga Durrësi në Shkodër, më pas në Gjakovë dhe do të përfundojë në Prishtinë.

Zv/kryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku, e cilësoi projektin si “moment historik për Shqipërinë”, duke theksuar se hekurudha nuk është thjesht një aks transporti, por një lidhje kombëtare me rëndësi gjeopolitike.

- Advertisement -

“Hekurudha Kuqezi do të bëhet nyje ndërlidhëse e tre korridoreve evropiane: Korridorit 8, Korridorit 10 dhe Adriatiko-Jonian, duke e kthyer në një pikë strategjike për zhvillimin politik dhe ekonomik të rajonit”, u shpreh Balluku.

Ministrja theksoi rëndësinë që do të ketë Shkodra si një stacion kyç, ndërsa për Gjakovën tha se “mbart një histori dhe pozicion strategjik të jashtëzakonshëm për lidhjen mes Shqipërisë dhe Kosovës”.

- Advertisement -

Projekti pritet të forcojë ndërlidhjen kombëtare dhe të rrisë rolin e Shqipërisë dhe Kosovës në hartën infrastrukturore evropiane.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat