spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
14:36
HomeKosovaKuvendiBerisha jep dritën jeshile: PLE s’bëhet pengesë për formimin e institucioneve –...

Berisha jep dritën jeshile: PLE s’bëhet pengesë për formimin e institucioneve – emri i kryetarit s’ka rëndësi

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE), Veton Berisha, deklaroi se do të votojë kryetarin e Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se është takuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe nuk tregoi për emrin e kryeparlamentarit.

- Advertisement -

“Asnjëherë nuk do të jemi pengesë e krijimit të institucioneve dhe përgjegjësive që i kemi”, tha ai.

Ai u pyet se a do të votojë pro apo kundër propozimit për kryetar të Kuvendit.

- Advertisement -

“Akoma nuk kemi propozim për kryetar të parlamentit… jam deputet i Kuvendit të Kosovës… absolutisht për, sepse jemi për të ndërtuar institucione e pastaj shohim çfarë bëjmë”, shtoi ai.

Berisha u pyet edhe nëse ndryshon qëndrimi i tyre karshi propozimeve.

“Si PLE nuk ka rëndësi emri për kryetar të kuvendit. Me rëndësi ndërtimi i institucioneve”, u shpreh ai.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat