spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:31
HomeKosovaKuvendiKuvendi hap legjislaturën e nëntë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit

Kuvendi hap legjislaturën e nëntë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka nisur seancën konstituive, duke shënuar formalisht nisjen e legjislaturës së nëntë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 9 shkurt.

Seancën është duke e udhëhequr deputeti më i vjetër i Kuvendit, Avni Dehari, dhe deputetja më e re, Sala Jashari.

- Advertisement -

Me të nisur seanca, kryesuesi Avni Dehari ka bërë thirrje për formimin e Komisionit për verifikim e mandateve. Ky komision mori mbështetjen e të gjithë deputetëve të pranishëm, gjithsej 119.

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Artan Abrashin. Partia Demokratike ka propozuar deputetin Përparim Gruda. Lidhja Demokratike e ka propozuar Armend Zemajn. Lista Serbe e ka propozuar Branisllav Nikoliqin. Koalicioni AAK-Nisma ka propozuar Time Kadrijajn. Komunitetet kanë secila përfaqësues.

- Advertisement -

Pas formimit të Komisionit, Kuvendi ka hyrë në pauzë 15-minutëshe.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat