spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:23
HomeKosovaKuvendiNjohësit ligjorë: Seanca konstituive e Kuvendit duhet të vazhdojë

Njohësit ligjorë: Seanca konstituive e Kuvendit duhet të vazhdojë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit, ekspertët ligjorë dhe politikë theksojnë se përfshirja e presidentes për ta orientuar më tej procesin është jashtë kornizës kushtetuese. Sipas tyre, vazhdimi i seancës duhet të mbahet më së largu deri të enjten paradite.

Pas dështimit të miratimit të raportit të Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe Mandateve dhe ndërprerjes së seancës, njohësit e çështjeve juridike theksojnë se përpjekjet për ta përfshirë rolin e presidentes që t’i jepet drejtim konstituimit, janë të pavlefshme.

- Advertisement -

“Nuk ka nevojë të përfshihet presidentja e vendit, për shkak se seanca konstituive është e thirrur, presidentja e ka përmbushur mandatin e saj dhe nuk ka nevojë të thërras një seancë të re konstituive. Nevojitet që kjo seancë që ka filluar sot të vijoj tutje dhe që tashmë vlejnë dispozitat e rregullores së punës, të cilat përcaktojnë që një seancë tjetër, vazhdim i kësaj seance duhet të thirret më së largu për të enjten paradite”, tha për RTK-në Eugen Cakolli nga KDI.

Se presidentja nuk ka rol në këtë situatë, e thotë edhe njohësi i çështjeve politike, Melazim Koci, i cili thekson se i vetmi hap që e para e shtetit mund ta bëjë, është ta dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

- Advertisement -

“Mendoj që befasia më e madhe është numri 52, unë së paku nuk e kam pritur që VV ka vetëm 52 vota. Këtu pamë që brenda janë 3 votat e Nismës dhe 1 e Rashiqit. Do të thotë vetëm një votë është votë e pakicave joserbe. E habitshme është pse kryesuesi e ndërpreu seancën, mund ta pauzonte, mund ta pezullonte për pasdite ose deri në 48 orë, presidentja nuk ka çfarë të bëj këtu, të vetmen gjë që mund ta bëj është ta çoj çështjen në Gjykatën Kushtetuese”, tha Koci.

E Instituti Demokratik i Kosovës në një komunikatë për medie, ka theksuar se është Lëvizja Vetëvendosje si parti fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit ajo që ka obligim t’i sigurojë votat e nevojshme për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat