Zyra e Rregullatorit për Energji (ZReE) ka miratuar të mërkurën tarifat e reja të energjisë elektrike, që mesatarisht janë 16.1 për qind më të larta se që ishin deri tash.
Vendimi u mor me pesë vota pro dhe asnjë kundër, duke përfshirë tarifat për shfrytëzimin e rrjetit të transmetimit dhe tregut.
Në këtë mbledhje u trajtuan gjithashtu ankesat e qytetarëve lidhur me rritjen e çmimit të energjisë elektrike, veçse kjo pikë u trajtua pa prezencën e mediave.
Më herët, ZRrE kishte njoftuar për një rritje mesatare prej rreth 16% të tarifave për të gjitha kategoritë e konsumatorëve, bazuar në të Hyrat e Lejuara Maksimale të aprovuara për operatorët e licencuar.
Tarifat e reja do të vlejnë për faturat nga 1 maji.



