spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
14:07
HomeSportPezullimi me një ndeshje e Mbapes, ndez debate në Spanjë

Pezullimi me një ndeshje e Mbapes, ndez debate në Spanjë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në Spanjë vazhdon polemika lidhur me pezullimin që mori Kilian Mbape, pas ndëshkimit me karton të kuq në ndeshjen kundër Alaves, të fituar 1-0 nga Real Madrid.

Sulmuesi francez bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj Antonio Blanko-s, e cila i kushtoi kartonin e kuq direkt.

- Advertisement -

Por pavarësisht natyrës së rëndë të faullit, Federata Spanjolle e Futbollit vendosi ta pezullojë vetëm një ndeshje, gjë që ka ndezur reagime të forta, veçanërisht nga kampi i Barcelonës.

Zëvendëspresidenti i Barcelonës, Rafael Juste, reagoi ashpër në mikrofonat e programit “El Món” në RAC-1.

- Advertisement -

“Do të thoja se është absolutisht absurde. Ishte një faull shumë i rëndë, që mund të kishte shkaktuar një frakturë, një dëmtim të rëndë. Po ta kishte bërë një faull të tillë ndonjë nga lojtarët tanë, gjë që as nuk kamendësohet, sepse tanët janë lojtarë të pastër, nuk e di çfarë do kishte ndodhur. Nëse dikush nga ne do të ishte hedhur mbi kundërshtarin në atë mënyrë… do të ishte tjetër histori. Është gjë e padrejtë, shembull i keq për futbollin. Një turp i vërtetë. Duhet të angazhohemi të gjithë që gjëra të tilla të mos ndodhin”, tha Juste.

Ky i fundit, komentoi edhe kualifikimin e të tijve në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.

“Kjo është një skuadër fituese. Hansi Flik, stafi i tij dhe Deko janë njerëz të uritur për trofe. Objektivi ishte arritja në gjysmëfinale, por këta njerëz synojnë përsosmërinë. Dhe mendoj se kritika e brendshme është thelbësore. Kjo skuadër do tituj, mund të përmirësohesh vetëm nëse je i uritur dhe i zemëruar kur humbet”, tha mes tjerash Rafael Juste, zëvëndëspresidenti i Barcelonës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat