spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
22:35
HomeKosovaKomuna njofton për aksidentin, vërshohet nga komentet negative të qytetarëve

Komuna njofton për aksidentin, vërshohet nga komentet negative të qytetarëve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Disa orë pas aksidentit në Veternik nga i cili mbetën të lënduar 11 persona, Komuna e Prishtinës ka dalë me një njoftim, duke ju kërkuar vozitësve që të shmangin rrugën që të çon për në Veternik.

“Ju njoftojmë se kolonat e krijuara sot në disa pjesë të kryeqytetit janë rezultat i një aksidenti në Veternik, ku një kamion është përplasur me 11 vetura. Ekipet përkatëse, në krye me policinë e vendit, janë në terren dhe po punojnë intensivisht për të liruar rrugën sa më shpejt që të jetë e mundur. Ekipet nga terreni njoftojnë që rruga do të hapet brenda 30 minutave. Ju lutemi të keni durim dhe të shmangni këtë zonë për momentin, përdorni rrugë alternative, për të lehtësuar qarkullimin. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga komuna në emër të drejtorit për Siguri dhe Emergjenca,
Lulzim Fushtica.

- Advertisement -

Por, ky vendim, ka shkaktuar lum komentesh negative e nervozizmi me bllokimin jo vetëm të kësaj pjese, por thuajse të gjithë qytetit me orë të tëra.

“Jo z. Fushtica dhe Kryeqyteti Prishtina
Kurrizi i bllokuar
Sheshi Xhorxh Bush i bllokuar. Rruga Nekibe Kelmendi e bllokuar
Rruga A ka bllokuar një pjesë të lagjes së spitalit
Çfarë planifikimi është ky?”, shkroi një komentues.

- Advertisement -

Një nga vozitësit tregoi se kishte mbetur me orë të tëra i bllokuar.

“Cka me shmang tash se?!?! Njoftimi eshte dasht te jete ne kohe, jo mbasi perfundon gjithqka. Kemi prit 5 ore ne rruge! Asnje njoftim!”.

“Ku mi perdor rruget alternative kur i keni blloku krejt”,

“wowww kurr sna ka ndodh me pas kolon qudi veq sot”, ishte një koment tjetër.

Të ngjashme me këtë të fundit kishte plotë, pasi gati çdo ditë kryeqyteti është në bllokadë.

E kishte edhe të tillë që bënin shaka me zgjerimin e sheshit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat