spot_img
E mërkurë, 8 Prill, 2026
14:05
HomeKosovaKosharja në kujtesë – Shënohet Dita e Veteranëve të betejës historike

Kosharja në kujtesë – Shënohet Dita e Veteranëve të betejës historike

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Nën patronazhin e presidentes së Republikës, Vjosa Osmani, është mbajtur akademi përkujtimore kushtuar Ditës së Veteranëve të Betejës së Koshares dhe ditës së rënies së heroit të Kosovës Sali Çekaj.

Duke qenë se presidentja organizojë këtë akademi në emër saj foli këshilltari i saj ushtarak Sefer Isufi.

- Advertisement -

Isufi tha se Sali Çekaj dhe bashkëluftëtarët e tij i prijnë një epoke që kishte për mision jo vetëm çlirimin e atdheut, por edhe çlirim e ndërgjegjes sonë kombëtare.

“Kosharja e ajo betejë që theu kufirin me armë theu njëherë e përgjithmonë edhe kufijtë e frikës njëherë e përgjithmonë, e kur Agim Ramadani ra Sali Çekaj nuk u thye ai u rritë me dhimbjen që vetëm një vëlla i armës mund ta ndjejë ai morri flamurin e përgjakur dhe marshojë përpara deri në fund marshoi deri në sakrificën e vetëm që i kishte mbetur për ta bërë flijimin e jetës së tij”, tha Sefer Isufi, këshilltar ushtarak Presidentes Osmani.

- Advertisement -

Milazim Manaj ka folur për jetën, veprën dhe aktivitetet kombëtare të heroit Sali Çekaj.

Mbesa e Heroit Sali Çekaj, Leona Berisha tha se çdo gjë tejkalohet kur merren për bazë sakrificat e ushtarëve të lirisë.

“Shteti ynë Kosova dhe siç pritej përballet me sfidat e përditshme e sfida të përditshme  të cilat mund të përballohen çdo herë duke marrë inspirim nga veprat e ushtarëve së lirisë”, tha Leona Berisha, mbesa e Heroit Sali Çekaj.

Kjo është njëra nga aktivitet e shumta që mbahet për çdo vit në kuadër të “Ditëve të Shqipes”.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat