spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
13:12
HomeSportArsenali dhe Chelsea shijojnë fitoren, United vijon me humbje

Arsenali dhe Chelsea shijojnë fitoren, United vijon me humbje

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Tri ndeshjet e mesditës në Premier League kanë përfunduar me rezultate interesante, duke ndikuar drejtpërdrejt në garën për titull dhe për zonën Champions.

Arsenal mori një fitore të thellë 0-4 në transfertë ndaj Ipswich, duke treguar superioritet absolut.

- Advertisement -

Trossard ishte në një formë të shkëlqyer duke shënuar dy herë (14’ dhe 68’), ndërsa Martinelli (28’) dhe talenti i ri Nwaneri (88’) vulosën suksesin e “Topçinjve”.

Me këtë rezultat, skuadra e Arteta-s thjeshtë ka shtyrë festën e Liverpoolit.

- Advertisement -

Chelsea regjistroi një fitore dramatike 1-2 në derbin londinez ndaj Fulham.

Vendasit kaluan të parët në avantazh me golin e Iwobi (20’), por “Blutë” reaguan në pjesën e dytë.

Fillimisht Tyrique George barazoi shifrat në minutën e 83’, ndërsa Pedro Neto realizoi golin e fitores në kohën shtesë, duke i dhënë tri pikë të arta skuadrës së Pochettino-s.

Chelsea ngjitet në vendin e pestë me 57 pikë, duke u futur fuqishëm në garën për një vend në Champions League.

Ndërkohë, Manchester United zhgënjeu sërish në “Old Trafford”, duke u mundur 0-1 nga Wolves.

Pablo Sarabia u bë heroi i miqve me golin e vetëm të ndeshjes, të cilin e realizoi vetëm tre minuta pasi u aktivizua nga stoli.

Kjo ishte fitorja e pestë radhazi për “Ujqërit”, që tashmë barazojnë me pikë (38) pikërisht “Djajtë e Kuq”, por qëndrojnë vetëm një vend më poshtë në renditje (15).

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat