Shoferi i kamionit që shkaktoi aksidentin në Veternik, dërgohet në mbajtje
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje në mesditë në Veternik të Prishtinës, ku një kamion doli nga korsia e tij, duke thyer “pahitë” (mbrojtëset) e rrugës dhe duke përfshirë edhe gjashtë vetura. Ky incident ka shkaktuar lëndime trupore për 11 persona, ndërsa gjashtë prej tyre po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), raporton portali Sinjali.
Sipas publikimeve nga mediat, shoferi i kamionit është Emin Moria dhe i njëjti është arrestuar nga Policia e Kosovës menjëherë.
Për shkak të këtij aksidenti, rruga për Veternik mbeti e bllokuar për disa orë, duke shkaktuar kolona të gjata, kaos dhe bllokim të trafikut thuajse në tërë rrugët në kryeqytet.
Kujtojmë se çdo i apostrofuar në raste penale është i pafajshëm deri në një vendim të plotëfuqishëm gjyqësor.