spot_img
E mërkurë, 8 Prill, 2026
17:39
HomeKosovaKusari-Lila: Mosvotimi për kryetar Kuvendi është shkelje

Kusari-Lila: Mosvotimi për kryetar Kuvendi është shkelje

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të LVV-së në legjislaturën e kaluar, thotë se mospjesmarrja në votimin për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit “konsiderohet shkelje” e Kushtetutës.

Ajo publikoi një pjesë të një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese që sipas saj thotë se deputetët duhet të votojnë.

- Advertisement -

“Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese në Rastin Nr. KO119/14, pika 128 thotë se “Në konstituimin e Kuvendit, të gjithë deputetët duhet të jenë të pranishëm dhe të votojnë si të dëshirojnë, në mënyrë të hapur ose të fshehtë, të votojnë “për”, “kundër” ose të abstenojnë, dhe nuk mund të lirohen nga të vepruarit kështu”, shkroi Kusari-Lila.

“Dje në pikën për zgjedhjen e Kryetares së Kuvendit, kishte deputetë që nuk morën pjesë fare në votim. Mosvotimi sipas këtij Aktgjykimi konsiderohet shkelje”, shkroi ajo.

- Advertisement -

Ky veprim, ajo tha se “nuk mund të përsëritet nesër gjatë vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit”.

Albulena Haxhiu u propozua dje nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit. Në dy tentativa, ajo mori 57 vota, duke dështuar të zgjidhet kryeparlamentare.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat