spot_img
E mërkurë, 8 Prill, 2026
15:55
HomeKosovaHaradinaj - liderëve: Gjykata Speciale do ta dënojë UÇK-në e Kosovën!

Haradinaj – liderëve: Gjykata Speciale do ta dënojë UÇK-në e Kosovën!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfaqësues i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj, i ka pyetur liderët e partive politike nëse kanë ndërmend të bëhen bashkë për çështjen e sjelljes së shtetit ndaj Gjykatës Speciale në Hagë, në paraburgimin e së cilës po mbahen ish-krerë të UÇK-së, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

“A e keni ndërmend me u bë najherë bashkë?”, shkroi mes tejrash Haradinaj në një postim në “Facebook”.

- Advertisement -

Reagimi i plotë:

Mirëmëngjesi, liderë të partive politike!

- Advertisement -

A e keni ndërmend me u bë najherë bashkë?

Edhe sa vjet duhet me qendru në burg të Hagës miqtë tanë, për me kuptu ju se Gjykata Speciale do ta dënojë UÇK-në dhe Kosovën, përmes këtij gjyqi politik?!

Derisa ju po i numëroni votat, ata dhe Kosova po i numërojnë ditët në burg.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat