spot_img
E mërkurë, 8 Prill, 2026
16:22
HomeKosovaVdekja e Papa Françeskut, Osmani: Kosova bashkë me miliona njerëz në zi

Vdekja e Papa Françeskut, Osmani: Kosova bashkë me miliona njerëz në zi

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se trashëgimia e Papa Françeskut, i cili vdiq të hënën, do të jetojë në jetët e panumërta që ai ka prekur.

E para e vendit tha se populli i Kosovës u bashkohet miliona njerëzve në zi për vdekjen e Papës.

- Advertisement -

“Populli i Republikës së Kosovës i bashkohet miliona njerëzve anembanë botës në zi për vdekjen e Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut – një zë i dhembshurisë, përulësisë dhe drejtësisë në kohën tonë. Trashëgimia e tij do të jetojë në jetët e panumërta që ai preku. Ne qëndrojmë me të gjithë ata që përcjellin mesazhin e tij të qëndrueshëm të shpresës, paqes dhe dinjitetit njerëzor”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat