spot_img
E mërkurë, 8 Prill, 2026
16:25
HomeKosovaAksioni policor në Kaçanik, Sveçla: Kërkojmë drejtësi për Muhamed Likën

Aksioni policor në Kaçanik, Sveçla: Kërkojmë drejtësi për Muhamed Likën

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas aksionit policor të zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit në Kaçanik, i cili ndërlidhet me vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika.

Në një postim në “Facebook”, Sveçla tha se Muhamed Lika dhe familja e tij meritojnë drejtësi.

- Advertisement -

“Muhamed Lika, familja e tij, Policia e Kosovës, populli dhe shteti kërkojnë dhe meritojnë drejtësi.0 tolerancë!”, ka shkruar Sveçla.

Policia e Kosovës, me njësitë e saja relevante, sot në orët e hershme të mëngjesit ka filluar një operacion policor në Kaçanik, i cili ndërlidhet me rastin e vrasjes së rreshterit  Muhamed Lika.

- Advertisement -

Autoritetet kanë paralajmëruar se pas përfundimit të operacionit do të publikohen detaje shtesë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat