spot_img
E hënë, 24 Nëntor, 2025
00:23
HomeSiguriaPoliciaHoxha: Arrestohen 7 persona të dyshuar për vrasjen e rreshterit në Kaçanik

Hoxha: Arrestohen 7 persona të dyshuar për vrasjen e rreshterit në Kaçanik

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit, në konferencën e mbajtur për media, kanë konfirmuar se sot janë arrestuar 7 persona, si të dyshuar në përfshirje për vrasjen e policit Muhamet Lika.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha, tha se në total 170 policë kanë marrë pjesë në aksion.

- Advertisement -

Hoxha tha se operacioni policor është kryer në orët e para të mëngjesit. Ai tha se janë bastisur nëntë lokacione, shumica në Kaçanik dhe një në Klinë.

“Janë arrestuar shtatë persona të dyshimtë të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në planifikimin dhe në ekzekutimin e rreshterit tonë”, tha ai.

- Advertisement -

Ai shtoi se të dyshuarit janë duke u intervistuar.

Kryeprokurori i Prokurorisë në Ferizaj Burim Çerkini, tha se prokuroria që nga fillimi ka punuar të zbardhur këtë rast.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat