spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
20:17
HomeRajoniShqipëriaBerisha në Kukës: Heqim traun në Rrugën e Kombit

Berisha në Kukës: Heqim traun në Rrugën e Kombit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, prezantoi sot kandidatët e PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore në qytetin e Kukësit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha bëri edhe një program të aleancës “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. Berisha tha se do të hiqet trau i vendosur në Rrugën e Kombit. Sipas Berishës qytetarët nuk do të paguajnë asnjë qindarkë.

- Advertisement -

Kryetari i PD-së foli edhe për urën e re të ndërtuar në Kukës.

“Ndërtuan urën, e përjashtuan Kukësin nga trafiku, krim i shëmtuar. Për të hyrë në Kukës duhet të sillesh rrotull, të dalësh nga mbrapa.

- Advertisement -

“Nuk mund t’ia mbyllësh kurrë hyrjen një qyteti dhe të hyjnë të tjerët nga mbrapa. Dhe pse? Projektet e tua. 30 milionë euro ura. 13 milionë euro ka kushtuar ura e Bunës e cila hapet për të kaluar anijet. Dhe pastaj vendosi traun”, tha Berisha.

Berisha premtoi po ashtu se në Kukës do të ndërtojë një pallat sporti.

“Dhe se Kukësi, do përsëris prapë premtimin tim, do të ketë një nga pallatet e sportit më të bukura në Shqipëri”, tha Berisha.

Berisha foli po ashtu për potencialin turistik të qarkut të Kukësit.

“Ju garantoj se potenciali juaj turistik është i jashtëzakonshëm. Ju them unë, nuk ka zonë me potencial turistik më të madh sesa malet e Sharrit, Korabi dhe gjithë këto bjeshkë. Pra do të bëjmë gjithçka për turizmin malor”, tha Berisha.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat