spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
10:26
HomeEkonomiNjësia A-4 e TC “Kosova A” rikthehet në operim

Njësia A-4 e TC “Kosova A” rikthehet në operim

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Pas një pune intensive dhe të pandërprerë nga ekipet përkatëse të TC “Kosova A”, njësia A-4 është rikthyer sërish në operim të rregullt.

Korporata Energjetike e Kosovës njofton se kjo njësi kishte dalë nga prodhimi më 14.04.2025, rreth orës 08:11, për shkak të paraqitjes së një rrjedhjeje në kaldajë.

- Advertisement -

“Gjatë ndërprerjes, janë eliminuar me sukses të gjitha mangësitë teknike, përfshirë edhe ato në kullën ftohëse dhe në pjesë të tjera të pajisjeve teknologjike të domosdoshme për rritjen e sigurisë së operimit të kësaj njësie”, thuhet në njoftim.

KEK thekson se, para kësaj ndaljeje, njësia A-4 kishte operuar pandërprerë për 68 ditë rresht, duke dëshmuar stabilitet të lartë dhe efikasitet në prodhim.

- Advertisement -

“Sipas planifikimit, përgatitjet për startimin e njësisë kanë filluar mbrëmë me dt: 21.04.2025 rreth orës 18:55, ndërsa sinkronizimi me rrjetin është realizuar në orë 23:30. Aktualisht, njësia ndodhet në gjendje stabile dhe funksionon në parametra të rregullt operimi”, thuhet në njoftim.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat