Klinika e Anesteziologjisë në QKUK vitin e kaluar ka performuar afër 20 mijë anestezione tek pacientët.
Me një numër të kufizuar prej rreth 45 specialistë, Klinika e Anestezionit me Mjekim Intensiv ka performuar afër 20 mijë anestezione tek pacientët gjatë vitit 2024, shkruan Gazeta Shneta.
Kjo klinikë funksionon me katër njësi, Mjekimi Intensiv Qendror, Mjekimi Intensiv Kirurgjik, Gjysëm-intensiva në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Trajtimi Pre dhe Post operativ i pacientëve.
Në Mjekimin intensiv qendror me 25 shtretër janë trajtuar 628 pacientë me shfrytëzueshmëri të shtretërve prej 100 për qind.
Në Mjekimin Intensiv Kirurgjik janë trajtuar 339 pacientë, ndërsa në Gjysmën-intensivën e Gjinekologjisë janë trajtuar mbi 4 mijë paciente.
Anesteziologët kanë performuar afër 20 mijë anestezione, rreth 2 mijë më shumë sesa në vitin 2019. Anesteziologët gjithashtu kanë kryer afër 130 mijë vizita specialistike.
“Numri i shtretërve në Mjekimin Intensiv të Përgjithshëm (MIQ) ka mbetur konstant në 25 shtretër. Numri i pacientëve të shtruar gjatë vitit ishte 339, me një shfrytëzim mesatar të kapaciteteve prej 100%, duke treguar një mbingarkesë në disa periudha të vitit. Dita mesatare e shërimit për pacientët në MIQ ishte 14.7 ditë, duke reflektuar kompleksitetin e rasteve të trajtuara. Numri i pacientëve të ndërruar jetë në kuadër të MIQ ishte 277, duke treguar se klinika trajton raste me shkallë të lartë rrezikshmërie”, thuhet në raportin e punës të SHSKUK-së për vitin 2025.