spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
13:12
HomeSportSipas kontratës së re, Ronaldo për një minutë do të fitojë sa...

Sipas kontratës së re, Ronaldo për një minutë do të fitojë sa një rrogë në Kosovë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo është para nënshkrimit të një kontratë të re me Al-Nasr të Arabisë Saudite.

Ronaldo edhe pse ka hyrë në dekadën e pestë të jetës, nuk ka në plan të ndalet.

- Advertisement -

Në tavolinën para tij është një kontratë e pasur nga Al-Nasr, sipas së cilës Ronaldo do të fitonte 200 milionë euro në vit. Kontrata bazohet në parimin një plus një dhe ylli portugez do të mbushë seriozisht llogaritë e tij bankare me 400 milionë euro për këtë kontratë para përfundimit të karrierës.

Ronaldo do të fitojë 16.6 milionë euro në muaj, 3.8 milionë në javë dhe më shumë se gjysmë milionë euro në ditë.

- Advertisement -

Portugezi do të marrë pagë për orë prej 22.869 euro, ndërsa për minutë do të fitojë pothuajse një pagë minimale në Kosovë, sepse do të marrë 381 euro për gjashtëdhjetë sekonda.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat