56 gjoba janë shqiptuar vetëm nga data 14.04.2025 nga Policia e Rajonit të Prishtinës, përkatësisht nga Njësia e Trafikut të Kryeqytetit, për mosrespektimin e rregullave mbi transportin e personave në komunikacion.
Përmes një njoftimi, Policia bënë të ditur se këto gjoba janë shqiptuar në kuadër të planit “Autobusi”, në koordinim me inspektorët komunalë dhe inspektorët e Ministrisë së Transportit.
Policia njofton se kundërvajtësit janë gjobitur për shkak të kundërvajtjeve si: ndalim në vendin e ndaluar me shenjë komunikacioni, bartje e pasagjerëve më tepër se sa lejohet në mjet, mosrespektim i itenerarit me autobusë brenda qytetit, etj.
“Angazhimet për sigurinë në trafik po vazhdojnë në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës”- thuhet në njoftimin e datës 23.04.2025.



