Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pyetur se a do të jetë Albulena Haxhiu përsëri emri i propozuar për kryparlamentare.
Në vend të përgjigjes për tematikën ai zgjodhi bishtnimin.
Kurti tha se “ndërtojmë ura, e banorët e Rogovës ndërtojnë tokën”, raporton KosovaPress.
Këto komente ai u bëri pas përurimit të urës në fshatin Rogovë të Hasit.
“Ne ndërtojmë ura, banorët e Rogovës ndërtojnë tokën, e shiu është për bereqet”, tha ai.
Po ashtu refuzoi të përgjigjet edhe për kallëzimin penal të paralajmëruar nga LDK-ja.



