spot_img
E premte, 10 Prill, 2026
16:23
HomeKosovaHaradinaj ngre alarmin: Në Hagë kanë dëshmuar edhe njerëz të kërkuar nga...

Haradinaj ngre alarmin: Në Hagë kanë dëshmuar edhe njerëz të kërkuar nga Interpoli

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka bërë me dije se në procesin ndaj sh-krerëve të UÇK-së në Hagë janë paraqitur si dëshmitarë edhe njerëz që kanë qenë zyrtarisht të kërkuar nga Interpoli.

Haradinaj ka përmendur disa emra. Sipas tij, një gjë e tillë është e çuditshme.

- Advertisement -

“Shiko, rasti i Sekiraqës, është rasti i fundit që po e përmendi, ka raste shumë ma eklatante. Në Gjykatë dhe Prokurori, kanë qenë dëshmitarë njerëz të kërkuar zyrtarisht edhe nga Interpoli, dhe ata janë Muharrem Ibra për shembull, është Miomiri. Prandaj po them se ky është i fundit. Interpoli thotë se nuk e dinë vendin se ku janë ata, derisa këta dy sillen si dëshmitarë në Hagë. Kjo është ajo që është edhe më eklatante dhe nuk mund të merret me mend. Sekiraqa është i mrami, edhe po bëhet si viktimë”, ka thënë Haradinaj në Klan Kosova.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat