Presidenti amerikan, Donald Trump i dërgoi një mesazh herët në mëngjes Vladimir Putinit.
Duke shkruar në llogarinë e tij në Truth Social pak para orës 08:30 me orën lokale në Uashington DC, Trump tha se sulmet vdekjeprurëse në Kiev nuk ishin “të nevojshme dhe një kohë shumë e keqe”.
“Vladimir, STOP!”, përfundoi ai.
“5000 ushtarë në javë po vdesin. Le të përfundojmë Marrëveshjen e Paqes”, shkroi presidenti amerikan.
Mesazhi i prerë vjen vetëm disa orë pasi Trump kritikoi presidentin ukrainas në të njëjtën platformë.