Policia e Kosovës ka kryer bastisje në zyrat e një subjekti ekonomik në Prishtinë në kuadër të hetimeve për veprën penale “Mashtrimi”.
Sipas njoftimit të policisë, rasti lidhet me dyshimet se një qytetari i janë kërkuar mbi 100 mijë euro për shërimin e një familjari në një spital në Stamboll, ndonëse shpenzimet ishin të mbuluara nga qeveria.
Dy të dyshuar, I.P. dhe A.B., janë ndaluar për 48 orë dhe një tjetër është në kërkim.
Gjatë bastisjes, janë siguruar dokumente dhe pajisje si prova tjera.



