spot_img
E martë, 30 Shtator, 2025
20:48
HomeShëndetiVdiq punëtori që u rrëzua nga skelet në Pejë, qëndroi 40 ditë...

Vdiq punëtori që u rrëzua nga skelet në Pejë, qëndroi 40 ditë në gjendje kome

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një burrë nga Istogu ka humbur jetën pas një periudhe të gjatë në gjendje kritike, si pasojë e një aksidenti në vendin e punës.

Selim Hajraj, rreth 57-vjeç, kishte pësuar lëndime të rënda më 15 mars pasi ishte rrëzuar nga një skelë gjatë punës në qytetin e Pejës.

- Advertisement -

Që nga ajo ditë, ai ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku qëndroi në repartin intensiv për plot 40 ditë.

Fatkeqësisht, mbrëmë ai ndërroi jetë.

- Advertisement -

Pas konfirmimit të vdekjes, rasti është proceduar nga organet e rendit dhe Prokuroria, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Varrimi i tij do të bëhet nesër në ora 15:00.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat