spot_img
E hënë, 24 Nëntor, 2025
00:38
HomeSiguriaPoliciaNjësitë Speciale të Kosovës realizojnë ushtrimin fushor “REAGIMI 2025”

Njësitë Speciale të Kosovës realizojnë ushtrimin fushor “REAGIMI 2025”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës realizojnë ushtrimin fushor “REAGIMI 2025”
Prishtinë, më 24 prill 2025

Në vazhdën e ushtrimeve të rregullta dhe periodike, sot, më 24 prill 2025, në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, Sllatinë, është realizuar ushtrimi fushor “REAGIMI 2025”.

- Advertisement -

Ky ushtrim, i organizuar nga Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës dhe mbështetur nga departamentet tjera policore, kishte për qëllim testimin dhe ngritjen e kapaciteteve të përgjithshme për menaxhimin e situatave ekstreme dhe reagimin në kushte të ndryshme emergjente.

Ushtrimi u fokusua në përdorimin e burimeve njerëzore, logjistike e teknologjike, përfshirë të gjitha llojet e armatimit dhe municionit, duke përfshirë testimin e aftësive dhe koordinimin në kushte operacionale.

- Advertisement -

Gjatë ushtrimit, u testuan edhe komponentët kyç të reagimit, si:

Ndërveprueshmëria dhe bashkëpunimi
Koordinimi
Komunikimi
Komanda dhe kontrolli

Pjesëmarrësit në këtë ushtrim, nga të gjitha nivelet e strukturave, treguan një nivel të lartë profesionalizmi dhe disipline, ashtu siç pritet nga Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës.
Kjo ka dëshmuar angazhimin e vazhdueshëm të Policisë së Kosovës në rritjen e gatishmërisë dhe përgatitjes për situata emergjente.

Ky ushtrim u përcoll nga afër nga drejtori i Përgjithshëm kolonel Gazmend Hoxha me stafin e lartë menaxhues, si dhe përfaqësues nga institucione vendore e ndërkombëtare.

Në përfundim të ushtrimit, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës ka ndarë mirënjohje për pjesëmarrësit, duke vlerësuar përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë këtij aktiviteti.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat