spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
17:56
HomeKosovaKuvendiNgërçi në Kuvendin e Kosovës, analistët paralajmërojnë pasoja të rënda për institucionet

Ngërçi në Kuvendin e Kosovës, analistët paralajmërojnë pasoja të rënda për institucionet

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Edhe pse e dëgjoi pyetjen, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, zgjodhi të mos përgjigjej drejtpërdrejt rreth sigurimit të numrave për konstituimin e Kuvendit, të premten në vazhdimin e seancës së radhës.

Zgjedhja e deputetes Albulena Haxhiu në postin e kryeparlamentares ka çuar Kuvendin e Republikës në një tjetër ngërç.

- Advertisement -

Mazllum Baraliu, profesor universitar, thekson se do të duhej vullnet i mirë fillimisht nga Lëvizja Vetëvendosje e më pas nga partitë tjera për formimin e institucioneve.

“Për këtë arsye është paraparë që të ketë një hapësirë kohore 48 orëshe për tu marrë vesh nëse ka mosmarrëveshje. Dhe çfarë marrëveshje do të duhej? Marrëveshje shumë e thjeshtë në mes të dy krahëve sepse të gjitha partitë, 15 parti që janë të përfaqësuara në kuvend kanë pjesën e tyre edhe të ëmbëlsisë dhe përgjegjësisë dhe një pjesë e tyre kanë edhe përfaqësuesit e tyre në kuvend, në kryesi të kuvendit, në cilësi të nënkryetarëve”, ka thënë Baraliu.

- Advertisement -

Ndërkohë, analisti politik Artan Muhaxhiri, shpreh pesimizëm për gjetjen e një zgjidhjeje të afërt, duke thënë se partitë janë më të fokusuara në fajësim të ndërsjellë sesa në zgjidhje konkrete.

“Lëvizja Vetëvendosje dëshiron ta portretizojë opozitën si pengesë për formimin e institucioneve, ndërsa këto të fundit përpiqen ta shfaqin Vetëvendosjen si të pafuqishme. Kjo është një lojë politike që dëmton vetëm qytetarët dhe vetë Kosovën”, ka thënë Muhaxhiri, raporton transmetuesi publik.

Muhaxhiri thekson se në këtë situatë, është kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, ai që mban jo vetëm përgjegjësinë, por edhe detyrimin moral për ta gjetur një zgjidhje.

Analistët thonë se nëse marrëveshja nuk arrihet së shpejti, vendi rrezikon të futet në një krizë të zgjatur institucionale, ku humbësi më i madh mbetet qytetari i Kosovës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat