spot_img
E mërkurë, 1 Tetor, 2025
00:57
HomeKosovaDrejtësiaNgrihet aktakuzë ndaj një personi në Pejë, e dhunoi nje femër në...

Ngrihet aktakuzë ndaj një personi në Pejë, e dhunoi nje femër në shtëpinë e saj

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit E.I për shkak të veprës penale “Dhunimi” nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri E.I, me datë 27 nëntor 2024, rreth orës 19:15, në fshatin Brestovik të Pejës, me përdorimin e forcës hyn brenda shtëpisë se viktimës dhe me pas duke përdorur sërish forcën dhe pa dëshirën e viktimës kryen akt seksual, me çka ka kryer veprën penale “Dhunimi”.

- Advertisement -

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe t’a dënojë sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat