spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
17:56
HomeKosovaKuvendiKuvendi i Kosovës, sërish në paaftësi: Tentimi i gjashtë për konstituim

Kuvendi i Kosovës, sërish në paaftësi: Tentimi i gjashtë për konstituim

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës kanë nisur të mblidhen në sallën plenare të Kuvendit, në përpjekjen e gjashtë për konstituimin e këtij institucioni.

Ndryshe nga hera e shkuar kur paraprakisht kishte një takim konsultativ me partitë politike, para nisjes së seancës, këtë herë kryesuesi nuk pati një ftesë të tillë.

- Advertisement -

Vetëvendosje ka deklaruar se Albulena Haxhiu është sërish emri që do të propozohet për të qenë kryeparlamentare.

Deputetja Arieta Fejza tha para gazetarëve se ndaj Albulena Haxhiut ka pasur sulme mbi baza personale e private, sipas saj, me elemente të theksuara seksiste mizogjene.

- Advertisement -

“Nëse hyjmë në analizë të karakterit, pikërisht këta burra që shkruajnë e ofendojnë cdo ditë kanë probleme vetë. Ata përfaqësojnë një mentalitet që është thellësisht patriarkal”, tha Fejza.

Deputetët opozitar Abelard Tahiri i PDK-së e Lahi Brahimaj i AAK-së kanë thënë se kanë qëndrimet e njëjta.

Tahiri tha se nëse nuk ka ndërruar qëndrimi i LVV-së edhe qëndrimi i PDK-së mbetet i njëjtë.

Ndërkaq, Brahimaj i AAK-së tha se ata do të votonin për kryeparlamentare Saranda Bogujevcin ose Shqipe Selimin.

Por, Arbërie Nagavci e LVV-së tha se janë ata që zgjedhin e kryeparlamentarit dhe atë nuk mund ta përcaktojnë partitë tjera.

Armend Zemaj i LDK-së tha se konsensusi për ndonjë emër të përveçëm është i pamundur në këtë situatë.

“Ju e keni parë në vazhdimësi si  kanë trumbetuar që kanë numra të mjaftueshëm, dhe rezultati po del ndryshe”, tha Zemaj.

Fatmir Limaj i Nismës tha se qëndrimi dhe votimi i tyre do të jetë sikurse herët e kaluara.

Albulena Haxhiu nuk ka arritur për tri herë radhazi të marrë besimin e deputetëve për të qenë në krye të Kuvendit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat