spot_img
E hënë, 24 Nëntor, 2025
00:13
HomeSiguriaPoliciaSveçla: Aksioni në Kaçanik vazhdon, janë bërë arrestime të reja

Sveçla: Aksioni në Kaçanik vazhdon, janë bërë arrestime të reja

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se aksioni i Policisë së Kosovës në Kaçanik është duke vazhduar.

Sveçla ka deklaruar se ka të arrestuar, mirëpo numri i tyre përfundimtar nuk dihet pasi që aksioni është në vazhdim.

- Advertisement -

Ai ka bërë të ditur se do të luftohet çfarëdolloj ekstremizmi kundër institucioneve të shtetit.

“Tashmë është publike që ka arrestime të reja. Numri përfundimtar ende nuk dihet, për shkak se aksioni është duke vazhduar. Gjitha institucionet ligjzbatuese janë të vendosura që të luftohet çfarëdolloj ekstremizmi apo dhune që dëmton institucionet dhe pjesë e saj, dhe vetë popullin e saj”, ka thënë Sveçla.

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka zhvilluar një tjetër aksion sot në Kaçanik për të goditur rrjetin që dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e rreshterit Muhamed Lika mbrëmjen e 1 prillit.

Deri më tani, sipas raportimeve nga mediat janë arrestuar katër persona.

Të arrestuarit janë Elmedin Raka, Fatjon Tusha, Ridvan Axhami dhe Labinot Murati.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat