spot_img
E mërkurë, 8 Prill, 2026
14:47
HomeKosovaOsmani dhe Begaj bëjnë homazhe për Papa Françeskun në Vatikan

Osmani dhe Begaj bëjnë homazhe për Papa Françeskun në Vatikan

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe homologu i saj shqiptar, Bajram Begaj, po qëndrojnë në Vatikan ku po marrin pjesë në homazhet për Papën Françeskun, i cili vdiq të hënën në moshën 88 vjeçare, derisa ceremonia e varrimit pritet të bëhet nesër.

Osmani e Begaj kanë publikuar fotografi në rrjetet e tyre sociale duke e mabjtur për duar kardinalin e vetëm shqiptar Ernest Simonin.

- Advertisement -

Po ashtu, aty shihet edhe Bujar Spahiu Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Kreun e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare Joan Pelushi dhe në sfond edhe kreu i Kishës Katolike Arjan Dodaj.

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe teksti

- Advertisement -

“Sot, në bazilikën “Shën Pjetri” në Vatikan, së bashku me Presidentin Begaj, kardinalin e vetëm shqiptar, Ernest Simonin dhe delegacionet tona, bëmë homazhe për Shenjtërinë e Tij, Papë Françeskun, për të shprehur respektin e qytetarëve tanë ndaj përkushtimit të tij frymëzues për paqe, harmoni dhe dinjitet njerëzor në mbarë botën”, ka shkruar Osmani.

Mund të jetë një imazh i 13 persona dhe Sheshi Spanja

“Bashkë, për të nderuar Papa Françeskun. Nderojmë kujtimin e Shenjtërisë së Tij, që na la një trashëgimi shpirtërore dhe morale për ruajtjen e dinjitetit njerëzor dhe të jetësojmë vizionin e tij për drejtësinë, solidaritetin dhe paqen”, ka shkruar Begaj.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat