Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur gatishmërinë e plotë për konsultime me liderët e partive politike të Kosovës, në çdo kohë që ata e konsiderojnë të nevojshme.
“Presidentja Osmani, nëpërmjet letrës drejtuar kryesuesit të seancës, Avni Dehari, më 16 prill, tashmë u ka ofruar përfaqësuesve të partive mundësinë për takime, duke shprehur gatishmërinë e plotë për konsultime lidhur me situatën në Kuvend, kurdo që ata e shohin të nevojshme”, ka theksuar Bekim Kupina, këshilltar për media.