spot_img
E premte, 10 Prill, 2026
12:43
HomeKosovaKurti ngushëllon për Papa Françeskun: Shembull i dashurisë dhe humanizmit

Kurti ngushëllon për Papa Françeskun: Shembull i dashurisë dhe humanizmit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, përcolli mesazhin e tij ngushëllues në librin elektronik të ngushëllimeve të Ambasadës së Italisë në Kosovë.

Në mesazhin e tij, kryeministri në detyrë shkruan se Papa Françesku do të mbahet mend si një udhëheqës i përulur, i mbushur me dashuri, dhembshuri dhe humanizëm social, dhe se ai e udhëhoqi Kishën Katolike me një zemër të hapur, me fjalë paqeje dhe vepra drejtësie dhe përkujdesjeje për të varfrit dhe të margjinalizuarit.

- Advertisement -

“Në këtë kohë zie, ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta dhe bashkohem në lutje me të gjithë komunitetin katolik të Kosovës, i cili ka qenë gjithmonë një shembull i besimit të qëndrueshëm dhe përkushtimit shpirtëror. Zoti e bekoftë Papa Françeskun dhe kujtimi i tij qoftë një burim frymëzimi i përjetshëm për të gjithë ne”, shkroi më tej Kurti.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat