Virginia Giuffre, simboli i betejës kundër abuzimit seksual, ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare
Virginia Giuffre, një nga viktimat më të njohura të Jeffrey Epstein dhe gruaja që sfidoi publikisht Princin Andrew me akuza për abuzim seksual, ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare. Lajmin e kanë konfirmuar familjarët e saj, duke bërë të ditur se ajo i dha fund jetës në fermën e saj në Neergabby të Australisë Perëndimore.

“Njoftojmë me zemra të thyera se Virginia u nda nga jeta mbrëmë. Ajo humbi betejën me plagët e rënda që mbante si viktimë e abuzimit seksual dhe trafikimit,” thuhet në deklaratën e familjes për NBC News.
Giuffre u bë zëri i shumë të mbijetuarve, duke luftuar me guxim për vite me radhë kundër trafikimit seksual dhe rrjeteve të fuqishme që e kishin abuzuar. Në vitin 2021, ajo ngriti një padi ndaj Dukës së Jorkut, duke e akuzuar se e kishte përdhunuar kur ishte vetëm 17 vjeç, pas trafikimit nga Epstein dhe bashkëpunëtorja e tij Ghislaine Maxwell. Duka i ka mohuar akuzat.
“Virginia ishte një dritë për shumëkënd. Por dhimbja që mbante brenda ishte më e rëndë sesa çfarë mund të përballonte,” përfundon deklarata e familjes.