spot_img
E hënë, 24 Nëntor, 2025
00:13
HomeSiguriaPoliciaArrestohet një nga të dyshuarit për tentim vrasjen në Prishtinë

Arrestohet një nga të dyshuarit për tentim vrasjen në Prishtinë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Arrestohet një nga të dyshuarit për tentim vrasjen në Prishtinë

Sipas burimëve policore të storm•, është arrestuar njëri nga të dyshuarit lidhur me rastin e tentim vrasjes që kishte ndodhur në mars të këtij viti në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë. Dy persona dyshohen se kishin tentuar të sulmojnë fizikisht viktimën, ndërsa njëri prej tyre kishte shtënë me armë zjarri.

- Advertisement -

I dyshuari Olis Rusinovci është arrestuar dhe, me urdhër të prokurorit, është në procedurat ligjore të intervistimit për veprën penale “Vrasje në Tentativë” që kishte ndodhur në fillim të marsit 2025.

Njëri prej tyre ka gjuajtur më pas me armë zjarri, duke ia goditur veturën viktimës, i cili shpëtoi pa pësuar plagë.

- Advertisement -

Në vendin e ngjarjes u gjet edhe një gëzhojë që u sekuestrua, ndërsa vendi i ngjarjes është ekzaminuar.

Rasti po hetohet, ndërsa veprimet e tjera do të ndërmerren pasi të sigurohet prezenca e të dyshuarve.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat