spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
19:24
HomeKosovaKuvendiLVV nuk e ndërron Albulena Haxhiun, presin reflektimin e opozitës, kriza vazhdon

LVV nuk e ndërron Albulena Haxhiun, presin reflektimin e opozitës, kriza vazhdon

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputeti i VV-së, Hekuran Murati shpreson që deputetët që s’kanë votuar pro zgjedhjes së Albulena Haxhiut Kryeparlamentare, ta ndryshojnë votën e tyre.

Ai tha se ka nga ata që janë në mëdyshje, ndërsa theksoi se i kanë ftuar për diskutim partitë politike.

- Advertisement -

“Duhet ata që nuk votojnë për ta ndryshojnë votën. Kemi parë që tashmë kanë deklaruar që janë në mëdyshje. Shpresoj ta kenë marrë atë qëndrim. I kemi ftu për diskutim”, tha ai.

Nëse do të ndryshohet emri i kandidatit të VV-së, Murati theksoi se Haxhiu do të jetë sërish propozimi i tyre.

- Advertisement -

“Kandidatja jonë është albulena, është gruaja më e votuar, edhe sot edhe çdo votim tjetër”, tha ai.

Kurse deputeti, Faton Peci, ka thënë se çdo ditë e humbur për konstituimin e Kuvendit të Kosovës është “humbje kohe për Kosovën”.

Ai nuk ka treguar se a i kanë numrat sot, duke thënë se gjithçka do të shihet gjatë votimit.

“Ajo që pritet është procesi i votimit. Shpresoj që të bëhet konstituimi sa më shpejt. Çdo ditë e humbur në drejtim të konstituimit të Kuvendit, është humbje për Kosovën.

Në funksion të kësaj mendoj se duhet të reflektohet. Ka diskutime të vazhdueshme, të shohim rezultatin. Epilogu i votimit në Kuvend tregon nëse ka apo jo”, ka thënë ai”.

Nga ana tjetër, Mefail Bajqinovci ka thënë se kandidatura për kandidate për krye parlamentare Albulena Haxhiun është e caktuar nga partia dhe sipas tij ajo është gruaja më e votuar në nivel vendi.

“Po me siguri që nuk ka marrëveshje, për shkak se çështja kryesore është që kandidatura për kryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës i takon propozuesit, në këtë rast partisë e cila i ka fituar zgjedhjet. Unë e thashë që neve na takon propozimi dhe këtë duhet me e respektu opozita, pastaj të kalojmë nëse i kanë votat për Qeveri le ta zhbllokojnë çështjen e kryetarit të Kuvendit. Andaj, mendoj që nuk i kanë votat për krijmin e Qeverisë as opozita dhe tash po tentohet ta bllokojnë kandidaturën për kryetar të Kuvendit. Pse nuk e ndrroni kandidaturën? Po këtë e vendos partia, kryesia e partisë dhe unë mendoj që Kandidaturën për gruan më të votuar në vend, unë nuk e di pse duhet me ndërru dhe çka dallon nëse e bjen tjetrin. Pra, unë mendoj që kandidatura është e caktuar nga partia dhe është gruaja më e votuar në nivel vendi, unë besoj që këto parametra veç i plotëson dhe unë besoj që duhet shku përpara sot dhe po pres reflektim nga opozita që sot kaloi. Mos t’ia humb, kohën popullit, kohën e çmuar”, deklaroi ai para mediave.

Bajqinovci pret nga opozita të ketë reflektim për zgjedhjen e kandidatit për kryetar të Kuvendit.

“Unë pres të reflektojë opozita, pra me u maturu dhe mos me ia humb kohën popullit, kohën e çmuar popullit në Republikën e Kosovës dhe të votoj sot për kandidaten, të cilën Kushtetuta e thotë se e propozon partia e cila i ka fituar zgjedhjet në Republikën e Kosovës. Andaj, unë pres sot reflektim nga pozita që të votohet dhe të zhbllokohen institucionet dhe të kalojnë më tutje për formimin e Qeverisë”, tha ai.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat