spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
17:57
HomeKosovaKuvendiDeputetët mblidhen sot për herë të shtatë për konstituimin e Kuvendit

Deputetët mblidhen sot për herë të shtatë për konstituimin e Kuvendit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

E përditësuar / Deputetët do të mblidhen sot për herë të shtatë për konstituimin e Kuvendit, ndërsa ngërçi institucional po vazhdon që prej 15 prillit, kur nisi seanca konstituive.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se do të votojë sikur herën e kaluar.

- Advertisement -

Gashi nga LDK: Kosova në bllokadë, kërkohet përgjegjshmëri nga partitë politike

Arben Gashi, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha se aktualisht vendi ndodhet në një “bllokadë politike” dhe i bëri thirrje për një reflektim nga partitë politike. Ai apeloi që të gjitha partitë, përfshirë Lëvizjen Vetëvendosje, të “veprojnë më përgjegjshëm” dhe të gjejnë një zgjidhje për t’i dhënë fund situatës.

- Advertisement -

Në një deklaratë për mediat, Gashi theksoi se “Presidentja në këtë rast nuk ka kompetenca, pasi është çështje e partive politike dhe e Kuvendit që duhet të gjejnë një zgjidhje”.

Vitia: Haxhiu vazhdon të jetë kandidate e Vetëvendosjes për kryeparlamentare

Deputeti i VV-së, Arben Vitia, konfirmoi se Albulena Haxhiu vazhdon të jetë kandidate e Vetëvendosjes për kryeparlamentare.

Krasniqi: Nuk janë të interesuar që të jenë në koalicion ku është Lista Serbe

Kryetari i Iniciativës së Re Demokratike e Kosovës – IRD, Elbert Krasniqi, tha se 7 shtatë deputetët të nga minoritet janë për të votuar kandidaten e VV-së për kryetare të Kuvendit dhe se ata janë në rregull për të. Ai tha se nuk janë të interesuar që të jenë në koalicion ku është Lista Serbe.

Bajqinovci: Opozita duhet të votojë për të zhbllokuar institucionet

Mefail Bajqinovci, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje ka kërkuar një reflektim nga opozita, duke theksuar se ajo duhet të votojë për të zhbllokuar institucionet dhe për të mundësuar formimin e qeverisë. Sipas Bajqinovcit, “çështja kryesore është që kandidatura për kryetarin e Kuvendit të Kosovës i takon propozuesit, në këtë rast partisë që i ka fituar zgjedhjet.”

Ai shtoi se “na takon ne, si parti që ka fituar zgjedhjet, të propozoni kandidaturën për kryetar Kuvendi” dhe kërkoi që opozita ta respektojë këtë proces.  Bajqinovci i bëri thirrje opozitës që “nëse kanë votat për qeveri, le të zhbllokojnë çështjen e kryetarit të Kuvendit” dhe të lejojnë vazhdimin e punës së institucioneve.

Krasniqi shpreson se Vetëvendosje të ketë ndërruar kandidaten për kryeparlamentare

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka arritur në Kuvendin e Kosovës, ku shkurt për gazetarë se shpreson se Vetëvendosje të ketë ndërruar kandidaten për kryeparlamentare. Ai shkurt “Ishalla lëviz diçka! Ndonjë kandidat”, tha Krasniqi, duke iu referuar propozimit të Vetëvendosjes për kryetar të Kuvendit.

Peci: Kosovës i duhen sa më shpejt institucionet

Deputeti i VV-së Faton Peci, i pyetur nëse kanë arritur marrëveshje gjatë 48 orëve, tha se kjo pritet që të shihet gjatë procesit të votimit.

“Besoj që ajo që pritet është procesi i votimit. Kosovës i duhen sa më shpejt institucionet. Diskutime ka të vazhdueshme. Procesi i votimit në Kuvend do të tregojë nëse ka ose nuk ka rezultat”, tha Peci.

Kadrijaj: Nuk kanë pasur ndonjë ftesë nga VV për rrugëdalje nga kriza

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, tha se nuk kanë pasur ndonjë ftesë nga Lëvizja Vetëvendosje për të diskutuar rrugëdaljen nga kriza e zgjedhjes së kryeparlamentarit.

Pak para seancës, Kadrijaj tha se AAK-ja nuk ka ndryshuar qëndrim dhe se nuk do ta votojnë kandidaten Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit.

“Ne nuk presim asgjë, nuk kemi pasur asnjë ftesë gjë që duhet me u koordinu. Kjo shumica duhet t’i ketë votat. Gjithë kjo klasë politike duhet të angazhohet. Klasa politike që tenton që të marrë qeverinë duhet të angazhohet ta sigurojë shumicën e thjeshtë 61 vota. Ne nuk kemi pasur ndonjë ftesë, nuk kemi ndonjë njohuri, nuk e dimë a do të jetë kandidati i njëjtë për kryetar të Kuvendit apo do të ndryshojë. Qëndrimi ynë është i njëjtë: nuk do ta votojmë kandidaten për kryeparlamentare”, tha Kadrijaj.

Sot vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot, në përpjekjen e shtatë, për të vazhduar konstituimin e legjislaturës së nëntë. Seanca do të nisë nga ora 10:00.

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës me fillim në ora 10:00 do të mblidhen sërish sot për të vijuar punimet e seancës konstituive të Legjislaturës së nëntë, ku në rend ditë janë: zgjedhja e kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe edhe në seancën e e kaluar konstituive, nuk u arrit që deputetja e VV-së Albulena Haxhiu, të marrë besimin e deputetëve.

Lëvizja Vetëvendosje ritheksoi se nuk kanë kandidat tjetër për kryekuvendar, përveç Albulena Haxhiut.

Në 48 orët e fundit, partitë nuk kanë paraqitur ndryshim qëndrimesh publikisht.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat