spot_img
E hënë, 6 Prill, 2026
13:19
HomeKosovaShënohet 27 Prilli, Dita Kombëtare e Personave të Pagjetur

Shënohet 27 Prilli, Dita Kombëtare e Personave të Pagjetur

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sot shënohet 27 Prilli – Dita Kombëtare e Personave të Pagjetur.

Kanë kaluar më shumë se 26 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, ende nuk dihet fati i më shumë se 1.600 të pagjeturve.

- Advertisement -

Aktivitete të ndryshme do të organizohen gjatë ditës për të nderuar kujtimin e të pagjeturve dhe për të bërë thirrje për vazhdimin e përpjekjeve për zbardhjen e fatit të tyre. Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka planifikuar homazhe në disa vende simbolike të Kosovës, ndërsa programi i aktiviteteve është si më poshtë:

11:00 – Homazhe te Monumenti i Personave të Zhdukur

- Advertisement -

(Përballë Kuvendit të Kosovës)

12:30 – Homazhe në Kompleksin Memorial në Mejë të Gjakovës

(Mejë)

14:30 – Homazhe në Parkun Memorial “Të Zhdukurit me Dhunë nga Serbia”

(Biblioteka Kombëtare)

19:00 – Homazhe dhe ndezja e flakadanëve në Kompleksin Memorial në Krushë të Madhe

(Krushë e Madhe).

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat