spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:31
HomeEx-BRSSInvazioniBefason Trump: Mendoj se Zelensky është i gatshëm të jap Krimenë

Befason Trump: Mendoj se Zelensky është i gatshëm të jap Krimenë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidenti amerikan Donald Trump ka befasuar me deklaratën e fundit se ai mendon se presidenti ukrainas, Zelensky, është i gatshëm të pranoj marrëveshjen për dhënine e Krimesë Rusisë.

Deklarata e tij vjen pas takimit me Zelenskyn në Vatikan.

- Advertisement -

“Unë e shoh atë si më të qetë”, tha presidenti amerikan për homologun e tij ukrainas, duke shtuar “Unë mendoj se ai dëshiron të bëjë një marrëveshje”.

Por i pyetur nëse mendonte se Zelenskyy ishte gati të hiqte dorë nga gadishulli i aneksuar ilegalisht nga Rusia në 2014, Trump tha “Unë mendoj kështu”.

- Advertisement -

Toni i tij më optimist pason kritikat e tij ndaj Zelenskyy javën e kaluar, në të cilën ai akuzoi vijat e kuqe të Ukrainës mbi Krimenë për zgjatjen e “fushës së vrasjes”.

Kjo erdhi pasi plani i paqes i raportuar i Uashingtonit tha se SHBA do të njihnin zyrtarisht sovranitetin rus mbi Krimenë.

Zelenskyy ka përjashtuar në mënyrë të përsëritur dhënien e territorit Rusisë në çdo marrëveshje armëpushimi, duke e përshkruar masën si kundër kushtetutës së Kievit.

Ndërkohë, Trump ishte i ashpër ndaj Rusisë, duke thënë se është shumë i zhgënjyer me Vladimir Putinin dhe i kërkoi atij të “arrij një marrëveshje”.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Rusisë ka këmbëngulur se pushtimi i Krimesë nga vendi i tij është një “marrëveshje e përfunduar”.

Në një intervistë me CBS News, Sergei Lavrov këmbënguli se Rusia nuk “negocion territorin e saj” kur u pyet për të konfirmuar nëse do të vihet në tryezë në bisedime.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat