spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:31
HomeBotaEvropaKy pritet të jetë ministri i Jashtëm gjerman, njohës edhe i Ballkanit

Ky pritet të jetë ministri i Jashtëm gjerman, njohës edhe i Ballkanit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Pas 60 vjetësh, CDU-ja do të ketë Ministrinë e Jashtme. Ministër i Jashtëm gjerman pritet të jetë Johann Wadephul, zëvendëskreu i grupit parlamentar.

Juristi 62 vjeçar vjen nga landi verior Shlesvig Holshtajn dhe në Gjermani është më shumë i njohur mes ekspertëve. Ai ka kohë që është marrë me politikën e jashtme, të mbrojtjes e të sigurisë në Bundestag.

- Advertisement -

Wadephul mbështet një rol më aktiv të Gjermanisë në arenën ndërkombëtare, në debatin për armët në Ukrainë, ai kërkonte dërgimin e armatimeve të rënda. Ai është shprehur disa herë edhe për politikën e Ballkanit dhe zhvillimet në Shqipëri për DW.

Wadephul mbështeti miratimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë po kërkoi plotësimin e kritereve. Në krizën politike të vitit 2019 kur Ilir Meta, atëherë president, anuloi zgjedhjet vendore të 30 qershorit, Wadephul kërkoi pajtim mes partive politike dhe zgjedhje lokale demokratike.

- Advertisement -

Kur në vitin 2023 u fol për qendra refugjatësh për azilkërkuesit e refuzuar në Shqipëri, Wadephul i pa ato si ofertë pozitive, por sot kjo temë nuk përmendet më.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat