spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:00
HomeEx-BRSSInvazioniRusia shpall armëpushim në Ukrainë

Rusia shpall armëpushim në Ukrainë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidenti rus Vladimir Putin ka shpallur një armëpushim të përkohshëm në luftën në Ukrainë.

Kremlini ka thënë se armëpushimi do të zgjasë nga mëngjesi i 8 majit deri më 11 maj – që përkon me festimet e fitores për të shënuar fundin e Luftës së Dytë Botërore.

- Advertisement -

Në një deklaratë thuhet se Putin e shpalli armëpushimin “bazuar në konsiderata humanitare”.

“Rusia beson se pala ukrainase duhet të ndjekë këtë shembull. Në rast të shkeljes së armëpushimit nga pala ukrainase, Forcat e Armatosura të Federatës Ruse do të japin një përgjigje adekuate dhe efektive. Pala ruse deklaron edhe një herë gatishmërinë e saj për bisedime paqeje pa parakushte, që synojnë eliminimin e shkaqeve rrënjësore të krizës ukrainase dhe ndërveprimin konstruktiv me partnerët ndërkombëtarë”.

- Advertisement -

Kremlini njoftoi një armëpushim të ngjashëm 30-orësh gjatë Pashkëve, por ndërsa të dyja palët raportuan një rënie në luftime, ata akuzuan njëri-tjetrin për qindra shkelje .

Rusia nisi një pushtim të plotë të Ukrainës më 24 shkurt 2022 dhe aktualisht kontrollon rreth 20% të territorit të Ukrainës, duke përfshirë gadishullin jugor të Krimesë të aneksuar nga Moska në 2014.

Vlerësohet se qindra mijëra njerëz – shumica dërrmuese e tyre ushtarë – janë vrarë ose plagosur nga të gjitha anët që nga viti 2022.

Ukraina nuk është përgjigjur ende.

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat