spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
23:52
HomeSiguriaPoliciaNë Vushtrri kapet 1 kilogram marihuanë në një automjet, arrestohet i dyshuari

Në Vushtrri kapet 1 kilogram marihuanë në një automjet, arrestohet i dyshuari

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një operacion policor në Vushtrri ka rezultuar me sekuestrimin e një kilogrami substancë narkotike dhe arrestimin e një të dyshuari.

Aksioni u zhvillua pasi Policia e Kosovës pranoi një informacion për aktivitet të dyshuar të shitblerjes së narkotikëve në rrugën “Zymer Haziri” në Vushtrri.

- Advertisement -

Njësitë policore reaguan menjëherë duke identifikuar një automjet me targa vendore.

Pronari i automjetit, E.F., 28 vjeç, fillimisht kishte refuzuar të hapte veturën, duke pretenduar se nuk e kishte çelësin. Megjithatë, për shkak të dyshimeve të bazuara, policia konfiskoi automjetin dhe shoqëroi të dyshuarin në stacionin policor.

- Advertisement -

Pas shoqërimit, E.F. pranoi të hapte automjetin, ku në bagazhin e veturës u gjetën 10 pako të mbështjella, secila me rreth 100 gram substancë që dyshohet të jetë marihuanë – në total rreth një (1) kilogram.

Njësitë policorë kanë kryer edhe kontrolle në banesën e të dyshuarit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat