spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
04:53
HomeSiguriaPoliciaUPDATE++/Video:“Ibrahim Rugova” bëhet skenë e një aksidenti fatal me motor

UPDATE++/Video:“Ibrahim Rugova” bëhet skenë e një aksidenti fatal me motor

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Storm raporton për aksidentin me fatalitet në Autostradën “Ibrahim Rugova”: Viktima një motorist i njohur nga Peja


Storm•/Vazhdimësi:

- Advertisement -
Video: Pamjet qe dyshohet se jane para aksidentit…?

Më herët, Storm raportoi për një aksident me fatalitet në Autostradën “Ibrahim Rugova.” Sipas disa postimeve të shpërndara në rrjete sociale, viktima e këtij aksidenti ishte një motorist i njohur në qytetin e Pejës.

Një faqe në Facebook me emrin “Peja City,” e cila ende nuk është e verifikuar nga Facebook me “tick-un” blu, ka publikuar disa pamje dhe një mbishkrim ku thuhet:

- Advertisement -

“Andi e deshi aq shumë motorin dhe adrenalinën, saqë kjo dashuri e madhe për motorin i mori jetën. Pasioni i tij për shpejtësinë dhe aventurat e rrugës ishin pjesë e pandashme e tij, por fatkeqësisht, kjo pasion e çoi drejt një fundi tragjik. Kujtimi i tij do të mbetet gjithmonë i gjallë tek të gjithë ata që e njohën dhe e deshën.”

Storm do të vazhdojë të ndjekë zhvillimet e këtij rasti dhe do të informojë për çdo detaj të ri lidhur me aksidentin.

Autostrada “Ibrahim Rugova” bëhet skenë e një aksidenti fatal me motor

Storm•/Aksidente: Më 13 tetor 2024, rreth orës 14:40, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në kilometrin e tretë në drejtimin Prizren Jug-Vermicë, ka ndodhur një vetaksident trafiku me motor, raporton policia.

Njësitë policore për kontrollin e autostradës, së bashku me njësinë e hetimeve, kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të kryer procedurat hetimore të nevojshme. Sipas zëdhënësit të policisë, mjekët kujdestarë kanë konstatuar se personi i përfshirë në aksident ka qenë pa shenja jete.

Ky rast tragjik shton edhe më tej shqetësimet për sigurinë në rrugë, veçanërisht në autostradat që shpesh bëhen skenë aksidentesh të rënda.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat