spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
11:18
HomeBotaAmerikaPërplasje për tarifat mes Shtëpisë së Bardhë dhe kompanisë Amazon

Përplasje për tarifat mes Shtëpisë së Bardhë dhe kompanisë Amazon

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Administrata e Donald Trump ka akuzuar kompaninë e njohur Amazon se kjo e fundit do t’i shfaq detajet se sa do të kushtojnë mallrat me tarifat e vendosura nga presidenti amerikan.

“Ky është një akt armiqësor dhe politik nga Amazon”, ka thënë Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

- Advertisement -

Komentet bënë që aksionet e Amazon të binin me 2.2% në tregtimin para tregut, por aksionet që u rimëkëmbën po tregtohen pothuajse në të njëjtin nivel.

Leavitt tha se masa e Amazon nuk ishte një surprizë duke pasur parasysh një raport të vitit 2021 nga Reuters se kompania e teknologjisë kishte partneritet me një “krah të propagandës kineze”.

- Advertisement -

Por me këtë konstatim nuk është pajtuar kompania e Jeff Bezos.

“Ekipi që drejton dyqanin tonë me kosto ultra të ulët në Amazon Haul ka shqyrtuar vendosjen e tarifave të importit për produkte të caktuara. Kjo nuk ishte kurrë një konsideratë për faqen kryesore të Amazon dhe asgjë nuk është zbatuar në asnjë pronë të Amazon”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat